Në përmbushje të agjendës së gjelbër të qytetit, me qëllim ofrimin e një cilësie më të lartë jetese për të gjithë qytetarët e Tiranës, kemi ndërmarrë disa politika, masa dhe projekte të rëndësishme miqësore me mjedisin, si edhe Bashkia Tiranë është një nga qytetet e para e cila i është bashkuar projektit “Udhërrëfyesi për Financimet Mjedisore në Tiranë”. Ky projekt i financuar nga Fondi i Gjelbër i Klimës dhe zbatuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim përmes AECOM, E Co dhe Enova, synon të rrisë kapacitetet e bashkive për të diversifikuar burimet e tyre financiare të gjelbra, duke rritur numrin e iniciativave dhe projekteve me financim nga burime private dhe fonde të dedikuara për investime në harmoni me mjedisin.
Gjatë zbatimit të këtij projekti janë realizuar disa aktivitete për rritje kapacitetesh me stafin e bashkisë, si edhe është hartuar Udhërrëfyesi për Financimet në Harmoni me Mjedisin për Bashkinë Tiranë, i cili përmban disa rekomandime afatshkurtra dhe afatgjata për të lehtësuar aksesin në tregjet e financave të gjelbra. Këto rekomandime janë në përputhje me politikat ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin të miratuara dhe adaptuara në Shqipëri dhe veçanërisht në procesin e përafrimit me Aquis të BE-së për Energjinë dhe Klimën.
Dokumenti |
Shkarko |
Udhërrëfyesi për Financimet në Harmoni me Mjedisin |
|
Green Financing Roadmap Tirana |