
Text size
Kryetari i Bashkise Erion Veliaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve që për çdo nevojë të telefonojnë në numrat e urgjencës. Teksa thekson se të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë janë në terren, Veliaj kërkon prej qytetarëve që të zbatojnë me kujdes udhëzimet në rast tërmeti. “Tërmeti i forte pranë Adriatikut preku gjithë Tiranën. Ekipet e emergjencës janë në terren! Telefononi 112 për çdo nevoje emergjente. Zbatoni pa panik udhëzimet në rast tërmeti! Mbani afër fëmijët e të moshuarit” thekson Veliaj.