NJOFTIM
Mbështetur në Ligjin nr.139/2015, datë 17.12.2015 për “Vetqeverisjen Vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1096, datë 28.12.2015 për “Miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe manazhimin e hapësirës publike”, Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 59, datë 30.12.2015 për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë e Tiranës“ (i ndryshuar), si dhe në zbatim të nenit 40, të Vendimit nr.130, datë 15.11.2018 të Këshillit Bashkiak për miratimin e rregullores për “Kushtet dhe rregullat e zënies së hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”, Bashkia Tiranë cdo fillim viti shpall numrin e vendeve bosh në tregjet publike si më poshtë:
- Në tregun pranë “Pazarit të Ri”, Njësia Administrative Nr.3, 54 vende
- Në tregun pranë rrugës “Petro Nini Luarasi”, Njësia Administrative Nr.2, 32 vende
- Në tregun pranë rrugës “Mine Peza”, Njësia Administrative Nr.10, 50 vende
- Në tregun pranë rrugës “4 Dëshmorët”, Njësia Administrative Nr.3, 50 vende
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM |
Në miratimin e kërkesës për plotësimin e vendeve të tregtimit në këto tregje do të ndiqen në mënyrë transparente plotësimi i kushteve nga çdo aplikant. Në vleresim/kualifikim u jepet përparësi në radhë rëndësie: (i) plotësimit të dokumentave të kërkuar, (ii) datës së paraqitjes të kërkesës (e para hyn e para del), (iii) vjetërsisë në ushtrimin e tregtisë në atë treg ose (iv) si ambulant.
|
Për informacione të mëtejshme referohuni materialit në vijim : Vende vakante në tregjet publike