
Text size
Gjithmonë ka patur dallime ndërmjet brezave, por kur bëhet fjalë për mjedisin u bënë bashkë të rinjë e veteranë, për t'i lënë komunitetit të njësisë nr. 11 më shumë gjelbërim. Me Organizatën e Veteranëve dhe të rinjtë e Gjimnazit "Aleks Buda" u mbollën 30 fidanë ulliri dhe 10 pemë bliri për komunitetin e bllokut të pallateve Gintash, në Laprakë. Tirana po jeton një revolucion të gjelbër, kjo falë nismës së Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe jemi të lumtur që kësaj fushate i janë bashkuar gjerësisht banorët e njësisë administrative nr. 11.
