Në vitin 1982, ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve) vendosi datën 18 Prill si Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet. Që nga kjo periudhë, 18 Prill ka shënuar ditën e kremtimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e konservimit dhe mbrojtjes të saj.
Në kuadër të kësaj dite u zhvillua një itinerar në disa nga monumentet më të rëndësishme në qytet, ku disa të rinj me biçikletat e tyre kaluan nga një monument në tjetrin dhe në çdo pikë që ndaluan morën informacion rreth monumentit e historikut e tij nga specialistët e Sektorit të Trashëgimisë Kulturore.
Monumentet në të cilat të rinjtë ndaluan ishin:
Ura e Tabakëve
Kalaja e Tiranës
Kulla e Sahatit
Sheshi Skënderbej
Mozaiku i Tiranës
Ky aktivitet u ideua për të promovuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë mbi trashëgiminë tonë kulturore, historinë dhe monumentet kulturore por gjithashtu për të promovuar jetën e shëndetshme duke patur në fokus përdorimin sa më të gjerë të biçikletave nga të gjithë qytetarët, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka shtuar korsitë e biçikletave si një risi për qytetin.