
Përzgjedhja e kastit të aktoreve si Yllka Mujo, Hervin Çuli, Alesia Xhemalaj, Aleks Seitaj, Suela Bako, Amos Zaharia, Xhuliano Brisku, etj., gërshetuar me aktorë të mirënjohur e aktorë të rinj tepër të talentuar; stafi artistik realizues, ku kostumografia do të vijë nga Desantila Lika, skenografia nga Beqo Nanaj, muzika nga kompozitorja shqiptaro-angleze Rona Castrioti, do të jenë faktorë të rëndësishëm që do të garantojnë cilësinë e këtij produksioni të madh.
Ngjarjet zhvillohen në 15 ditë dhe përkojnë me përmbysjen e diktaturës dhe fillimin e një periudhe të turbullt tranzicioni. Trysnia kohore përforcon idenë se, shpeshherë, mjaftojnë vetëm pak ditë për të ndryshuar rrënjësisht kahun e historisë dhe fatin e një kombi të tërë.