
Premiera e filmit do të mbahet në Kinema Millenium, me aktoret kryesore Arta Dobroshi dhe Luiza Xhuvani. Dhuna në familje është një nga pikat kryesore që shqetëson shoqërin shqiptare ende. Ky film bën fjalë pikërisht për këtë fenomen, parë nga këndvështrimi i dy grave që ndajnë të njëjtën shtëpi dhe të njëjtën problematikë.
Qëllimi i këtij filmi është të depërtojë në ndërgjegjen e publikut dhe ta bëjë atë të reflektojë mbi temat sociale që na mundojnë çdo ditë. Ky film është për të gjitha moshat.
Filma për dhunën në familje dhe ndaj grave janë bërë pafund, por secila nga historitë ka shqetësimet, dilemat , problemet dhe zgjidhjet e saj, “Emili” e sjell këtë temë në kontekstin tonë shqiptar, duke prekur përditshmërinë tonë dhe jo vetëm kaq.