
’Fem Fest’’ është një Festival feminist arti dhe kulture i krijuar për të shënuar ditën ndërkombëtare të gruas. Festivali synon të ringjallë qëllimin fillestar të 8-marsit.
Ky projekt synon të transformojë normat tradicionale gjinore dhe shoqërore, qëndrimet dhe praktikat që minojnë arritjen e barazisë së plotë për gratë.
Arti mund të shenjestrojë kulturën e heshtjes rreth temave tabu duke hapur dyert për diskutime publike, si dhe duke i dhënë zë grave dhe vajzave.
Në këtë vit ‘’Fem Fest do të shtrihet përtej kufinjve të Shqipërisë, duke sjellë trupa ndërkombëtarë feministë për të përformuar për publikun shqiptar.
Me 8-mars do të vazhdojë tradita e këpucëve të kuqe të cilat do të ndërthurin artin e instalacionit me baletin.
Këtë vit gjithashtu do të marrë fokus dekorimi i arritjeve nga gra dhe vajza.