
Festivali i Video Arkives Shqiptare ,një festival interaktiv i cili do të zhvillohet gjatë datave 3-7 maj për hapjen e kinemasë “Makes Velo”!
Festivali i Video Arkives Shqiptare synon të sjellë për publikun e gjerë një panoramë të pasur të evolucionit të Shqipërisë në më shumë se 100 vite.
Nëpërmjet prezantimit të materialeve video, të cilat do të mundësohen nga aplikantët të cilët do të marrin pjesë në këtë festival, synojmë të rikthejmë kujtesën kolektive dhe të ndërtojmë një dialog të hapur rreth historisë së vendit tonë, si edhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e arkivave personale në mënyrë efiçente.
Kategoritë e Videove në Festival, nga të cilat aplikanët e interesuar mund të zgjedhin janë:
-Materiale Familjare
-Kronika Televizive
-Arkiva Filmike
-Personazhe te njohur
-Video të xhiruara me celular