
International Dance Festival Of Tirana” - Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit, Tiranë, nën drejtimin artistik të koreografit franko-shqiptar me famë botërore, Angelin Preljocaj është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Shqipëri, i cili mbledh për të tretin vit radhazi artistë dhe trupa kërcimi nga e gjithë bota.
Me pjesëmarrjen e trupave të baletit, ky edicion i tretë i festivalit sjell përpara audiencës interpretime të baletiti klasik siç është rasti i ‘’Liqenit të Mjellmave’’ por dhe shumë krijime bashkëkohore që i prezantohen publikut shqiptar për herë të parë.
Përveç shfaqjeve, IDFT ofron gjithashtu një serë aktivitetesh edukative si masterklase dhe seminare, të cilat drejtohen nga disa prej artistëve më të njohur në skenën ndërkombëtare të koreografisë dhe vallëzimit.