
Text size
Groove Crew janë grupi me energjinë e një koncerti rock-u, shpirtin e teatrit të rrugës dhe atmosferën e një produksioni kërcimi!
Performues do të mbushin hapësirën vetëm me trupin dhe zërin e tyre!
“Body percussion”, ky është termi që mund të përdorim, për shfaqjen e veçantë që nuk ka instrumenta muzikorë, përveç tingujve me trupin dhe zërin e performuesve .
“Body Music Explosion” do të jetë shpërthimi i performuesve instrumentistë dhe kërcimtarë në të njëjtën kohë, por edhe i yti si publik!
Eja, për një shkëmbim energjie të mirë!
ORGANIZATORI
DITA / ORA
29 tetor 18:00
VENDI
TKOB