
“Hemingway Jazz, Fest 11’th Edition”
London Afrobeat Collective janë një grup muzikantësh nga e gjithë bota, të dashuruar me muzikën afrobeat.
Të krijuar për një qëllim, për të rritur energjinë pozitive në botë duke i bërë njerëzit të kërcejnë !
Grupi i tyre prej 8 muzikantësh nga Anglia, Italia, Franca, Kongo, Argjentina dhe Zelanda e Re kombinojnë afrobeat-in tradicional me funk , jazz , rock dhe latine për të krijuar diçka unike.
Nata e tretë vazhdon nën tingujt e Killabeatmaker.
Producenti muzikor kolumbian, i cili kombinon në mënyrë magjike ritmet kolumbiane me Afrobeats, Amapiano dhe 🪘 Cumbia. Njohuria e tij për muzikën tradicionale indige të Amerikës së Jugut e ka lejuar atë të krijojë muzikë elektronike dhe globale për mijëra njerëz në të gjithë Evropën dhe Amerikën.
Jeni të mirëpritur për një natë plot ritëm!