
Projekti “Tinguj pa kufi” do të vijë në tiranë për t’iu përshtatur zhvillimit të kohës për një ballkan pa kufi të hapur për një të nesërme sa më të afërt drejt Europës.
Të ftuarit që janë zgjedhur të performojnë në këtë koncert përfaqësojnë artin e qyteteve të ndryshme, që bashkohen në tiranë për të bërë një tufë lulesh\tingujsh plot ngjyra , për t’iu përshtatur zhvillimit të kohës, për një ballkan të bashkuar me kufinj te hapur.
Në këtë koncet vokalo-sinfonik janë të ftuar të interpretojnë solistë si;
Lule Elezi , pianiste e njohur nga kosova, gjithashtu në skenë do të ngjitet dhe soprano nga Mali i Zi Emilija Minic si dhe soprano Erinda Agollinga nga tirana të cilat vijnë në koncert pas disa koncerteve recitale në qytete të ndryshme të Europës.