
Hapësirat publike përbëjnë një pjesë të rëndësishme në qytetet europiane. Megjithatë, dekadë pas dekade, shumë nga këto qytete kanë zgjeruar vetëm hapësirat e dedikuara për makinat duke margjinalizuar kështu disa kategori si: të moshuarit, fëmijët dhe adoleshentët. Këta të fundit janë më së shumti të lidhur me të përbashkëtën publike.
Projekti synon të sjelli në një tryezë diskutimi me profesionistë të arkitekturës urbane , planifikimit urban dhe studentë e të rinj të Tiranës mbi inovacionin urban i cili sjell barazi në një qytet modern. Përfituesit më të mëdhenj të këtij projekti janë urbanistët, arkitektët, politikbërësit, studentët e planifikimit urban dhe fushave të ngjashm dhe drejtues komuniteti në Tiranë.