
Orkestra Simfonike, Solistët, Kori i TKOB-së dhe Kori i Zërave të Bardhë do të jenë ata që do të sjellin një “TOSCA” siç nuk e keni parë asnjëherë më parë, të kompozitorit Giacomo Puccini.
Një opera që vjen nën 🪄 dirigjimin e maestros së dashur për të gjithë ju, Jacopo Sipari di Pescaseroli dhe kori i TKOB-së nën dirigjimin e maestros Dritan Lumshi, me regji të Manu Lalli dhe asistencën e Ada Gurrës.
Me dy kaste mjeshtërore artistësh shqiptarë dhe të huaj, si Saimir Pirgu, Krassimira Stoyanova, Eva Golemi, Amadi Lagha, Carlos Almaguer, Bledar Domi, Artur Vera, Matias Xheli, Erlind Zeraliu, Genc Vozga, Erion Sheri, Rovena Xhelili.
“TOSCA” nuk duhet humbur në asnjë mënyrë, përgjatë datave 6, 7, 8 dhe 10 nëntor, ora 19:00, në TKOB!