
Projekti “Romeo dhe Zhulieta” synon të ofrojë një përvojë të re dhe tërheqëse të teatrit klasik, duke përdorur teknologjinë për të sjellë një dimension të ri në artet skenike dhe për të arritur ndërgjegjësimin dhe interesin për teatrin mes të rinjve dhe publikut të gjerë.
Pjesa kryesore e teknologjisë do të jetë përdorimi i një LED wall , i cili do të krijohet për të shtuar dimensionin vizual dhe për të ndihmuar në përforcimin e narrativës dhe atmosferës së performancës. Ky projekt synon të promovojë dhe të mbështesë talentet e reja në fushën e artit skenik në Tiranë. Gjatë gjithë shfaqjes, muzika do të jetë e realizuar live me instrumenta organo dhe violonë , që do të luhen nga artistë të rinj të talentuar. Po ashtu, shfaqja ka dhe shumë pjesë koreografike që do të interpretohen nga balerinë të rinj profesionistë.