
Text size
Shfaqja ‘’I pakalluri i vdekur’’ ka qëllim të sensibilizojë dashamirësit e teatrit nepërmjet një monodrame, që ka tendenca surealiste, për raportet e individit në raport me shoqërinë që e rrethon. Vepra bën thirrje për tolerancë dhe mirëkuptim, paqe dhe bashkëpunim midis qënieve njerëzore.
Përsonazhi kryesor dhe i vetëm i veprës, vdes dhe ringjallet dhe përshkruan me detaje jetën kur ishte gjallë. Nëpërmjet rrëfimit të tij e kuptojmë që atë e kanë vrarë shpirtërisht, familja, shokët, fisi. Arsyet e vrasjes kanë të bëjnë me thelbet negative njerëzore. Përsonazhi nuk ka origjinë, nuk ka kombësi, nuk ka rracë. Pra, vepra pretendon të ketë një mesazh universal njerëzor.
ORGANIZATORI
DITA / ORA
30 shtator 19:00 -
07 tetor 19:00
VENDI