
Projekti ka si qëllim kryesor të nderojë kontributin e dëshmorëve dhe të veteranëve në 80- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e vëndit. Aktiviteti gjithashtu do të fuqizojë ndërgjegjësimin për këtë periudhë të rëndësishme të historisë përmes një ekspozite dhe koncerti nga fëmijët e shkollave. Organizatorët synojnë të përkujtojnë 80 vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist. Kjo ngjarje përfaqëson klmin e një lufte të gjatë dhe të përgjakshme që kërkoi sakrifikimin e shumë patriotëve, të cilët me guxim dhe vendosmëri luftuan për lirinë e vendit të tyre. 29 Nentori shënon ditën e triumfit të popullit shqiptar, një ditë që mbartr vlera të papërsëritshme për historinë tonë kombëtare dhe që përcjell te brezat e rinj.