
Text size
Me kënaqësi ju njoftojmë se vendndodhja e edicionit të parë Sounds of Tirana do të jetë tek “Sarajet e Toptanëve”.
Ky monument kulture i kategorisë numër një është një nga gurët themelorë të identitetit historik të qytetit të Tiranës dhe do të jetë mikpritës i aventurës sonë të re.
Më 20 korrik do të mblidhemi rreth kësaj ndërtese për të festuar trashëgiminë tonë, dashurinë për muzikën dhe për të diskutuar idetë që do të formësojnë të ardhmen tonë.
ORGANIZATORI
DITA / ORA
20 korrik 09:00
VENDI
Sarajet e Toptanëve