Text size
Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 19.
E drejta e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet
1. Çdo qytetar apo grupe që përfaqësojnë komunitetet kanë të drejtë t’u drejtojnë kërkesa, ankesa apo vërejtje organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.
2. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara t’i marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat apo vërejtjet dhe të kthejnë përgjigje brenda afateve të përcaktuara me ligj.,uj
E drejta e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet publike mund të paraqitet në Bashkinë Tiranë nëpërmjet kanaleve të komunikimit si:
- Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët (One Stop Shop)
- Me anë të shërbimit postar në adresën: Sheshi “Skëndërbej”, Nd. nr. 2, Kodi Postar 1001, Tiranë
- Kutisë Postare të Kryetarit
- Adresës zyrtare të e-maili-it: [email protected]
- Aplikacionit Tirana Ime