Ligji nr. 139-2015, datë 17.12.2015 "Për vetqeverisjen vendore"
Neni 43
Kontrolli i jashtëm dhe auditimi
1. Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore i nënshtrohet kontrollit të jashtëm nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
2. Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është subjekt i auditimit të brendshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Çdo raport i kontrollit të jashtëm apo auditimit të brendshëm mbi funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të vihet në dispozicion të publikut, sipas legjislacionit në fuqi.
4. Me vendim të veçantë të këshillit bashkiak ose të këshillit të qarkut, organet ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore mund t’i nënshtrohen auditimit të kryer nga shoqëri të specializuara në fushën e audimit.