“Në mbështetje të nenit 17 pika 1, të ligjit 139/2015 dhe në zbatim të nenit 52 pika 2, të Rregullores së Këshillit, qytetarët duhet të pajisen me autorizim nga Kryesia e Këshillit Bashkiak, për të qenë pjesë e mbledhjes.
neni 17 pika 1, të ligjit 139/2015 shprehet:
- Mbledhjet e Këshillit të Bashkisë janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e Këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në Rregulloren e Këshillit.
neni 52 pika 2, të Rregullores së Këshillit Bashkiak shprehet:
- Në mbledhje mund të marrin pjesë me cilësinë e të ftuarit, vetëm personat e autorizuar nga kryesia e Këshillit.
Rregullore për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë