Text size
Hartimi i PBA-së përbën një proces shumë të rëndësishëm për Bashkinë e Tiranës, pasi ky dokument siguron mekanizmat e nevojshme përmes të cilave, objektivat prioritare të identifikuara në Programin e Bashkisë së Tiranës dhe në dokumentat e tjerë strategjikë, të integrohen sa më mirë në procesin buxhetor. Rol domethënës në hartimin e kësaj PBA-je kanë luajtur edhe qytetarët e Tiranës, të cilët në kuadër të takimeve “Buxheti me pjesëmarrje” kanë shprehur prioritetet e tyre për shpenzimet publike.