Rreth Projektit
Projekti "URBACT Remote-IT", i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit, Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Ekonomik, përfaqëson një iniciativë transformuese e cila fokusohet në zhvillimin dhe koordinimin e grupeve lokale të punës në Tiranë për të krijuar një plan veprimi të përqendruar rreth rritjes së punës në distancë. Ky projekt përputhet me udhëzimet e Komisionit Evropian për inovacionin dixhital, ndërtimin e komunitetit dhe fuqizimin e të rinjve, duke kontribuar ndjeshëm dhe në politikat më të gjera të transformimit dixhital të BE-së.
"URBACT Remote-IT" është i një projekt i rëndësishëm për Tiranën pasi përputhet me objektivat strategjikë të qytetit në transformimin dixhital dhe zhvillimin ekonomik. Duke nxitur një ekosistem të fuqishëm të punës në distancë, përmirësuar hapësirat e bashkëpunimit dhe promovuar iniciativat arsimore, projekti jo vetëm që nxit inovacionin dixhital, por gjithashtu nxit punësimin lokal; si dhe, kontribuon ndjeshëm në rritjen e industrive kreative dhe zonave të lira ekonomike, duke e pozicionuar Tiranën si një qendër dinamike për nomadët dhe sipërmarrësit dixhitalë, dhe duke rritur kështu profilin e saj brenda komunitetit europian.