Me krijimin e Njësive Bashkiake në vitin 2000 u krijua dhe Njësia Bashkiake Nr.11 me qendër në Laprakë. Njësia Nr. 11 shtrihet në veri – perëndim të Tiranës dhe kufizohet me Njësinë Administrative Nr. 7 në jug – perëndim, me Njësinë Administrative Nr. 9 në lindje, me Njësinë Administrative Paskuqan në veri – lindje, me Bashkinë Kamëz në veri si dhe me Njësinë Administrative Kashar në veri-perëndim. Njësia Administrative Nr.11 ka një sipërfaqe prej 5,2 km2 dhe largësia mesatare nga qendra e Tiranës është 4 km. Njësia përshkohet nga lumi i Tiranës prej 5-km (nga lindja ne perëndim). Popullsia para vitit 1993 ka qënë 10.642 banorë ndërsa tani ka arritur në 65.056 banorë.
Popullsia është heterogjene dhe e ardhur gjatë viteve të demokracisë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga veri - lindja por ka dhe nga jugu i Shqipërisë. Para viteve 90 në zonën e Laprakës kanë bërë pjesë vetëm zona që kufizohej nga rruga e Durrësit, rruga “Don Bosko”,rruga nacionale Tiranë-Fushë Krujë dhe lumi i Tiranës.