Njësia Administrative 2 është më e madhja në Tiranë për nga territori, duke zënë 1/5 si e kryeqytetit dhe e dyta për nga popullsia. Ajo është e ndarë në dy pjesë, gjysma zonë urbane dhe tjetra zonë informale që është e banuar kryesisht pas vitit 1995 nga banorët, të cilët janë vendosur në Tiranë nga te gjitha rrethet e Shqipërisë. Kjo zonë është disi periferike dhe shtrihet në zona të tilla si: Depoja e Ujit, Sauk, përreth Sanatoriumit etj.
Sipërfaqja është rreth 9.8 Km2.
Njësitë me të cilat kufizohet.
Në veri: Me Njësinë Administrative Nr.1 dhe 8
Në Lindje: me Njësinë Administrative Nr.3 dhe Farkë
Në Jug: me Njësinë Administrative Farkë
Në Perëndim: me Njësinë Administrative Nr.5, 9 dhe 10.