Përpara Çlirimit, madje deri në vitin 1947, qeverisja vendore në qytetin Tiranës përfaqsohej nga një Bashki e vetme. Nga viti 1947 deri në vitin 1967 ka funksionuar Këshilli i Qytetit dhe Këshilli i Rrethit të Tiranës.
Në vitin 1979, për t'iu përgjigjur rritjes numerike, qyteti i Tiranës ndonëse nuk kishte pushtet vendor më vete, u nda në 10 lagje (rreth 185,000 banorë mesatarisht secila), me këshillat dhe organet e tyre ekzekutive përkatëse, me kompetenca të plota në shërbimet jetësore të qytetarëve. Ky organizim u ruajt edhe mbas daljes së Ligjit Nr.7605, datë 15.09.1992 "Për ndarjet në Bashki e Komuna dhe organizimin e funksionimin e Bashkisë Tiranë" apo Ligjit Nr.8654, datë 31.07.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Tiranë".
Që prej vitit 2015, me hyrjen në fuqi të Rreformës-Territoriale, Njësia Bashkiake Nr.5 merr emërtimin Njësia Administrative Nr.5, pjesë e Bashkisë Tiranë.
Sot, zyrat e Njësisë Administrative Nr.5 mund ti gjeni në Rrugën "Nikolla Tupe".