
Text size
Vështrim i përgjithshëm
Zall-Bastari ndodhet rreth 18 km nga kryeqyteti në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra.
Territori kodrinor-malor të ofron pamje piktoreske. Në faqet e kodrave deri lart në male, që vijëzohen me rrëpira të shumta, dallohen fshatrat dhe lagjet e tyre.
Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 132 km2. Në sipërfaqen e përgjithshme 785 ha janë tokë bujqësore dhe 4500 ha janë pyje e kullota.
Kjo zonë ka qenë e banuar që në shek. Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtorinë, bujqësinë, pemëtarinë e tregtinë.