Ilirjan Engjelli është Administrator i Njësisë Administrative Nr.11. Lindur më 16 Nëntor të vitit 1983 në Mamurras. Ka përfunduar studimet në Shkollën e mesme Teknike Elektrike 5-Vjeçare (ish-Politeknikumi 7-Nëntori) sot “Gjergji Canco”.Ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, dega Energjitikë si dhe ka kryer studimet pas-Universitare po në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike “Auditimi i Energjisë në Proçese”, “Auditimi i Energjisë në Ndërtesa”, “Auditues i Trafikut dhe Mjeteve Levizëse”. Pas përfundimit të studimeve ka ushtruar profesionin e tij në projektim (Tekla Structure) në kompani private ndërtimi dhe Drejtues Tekniknë ISP lokale. Ka ushtruar detyrën afërsisht 7-vite si Përgjegjës Sektori i Shërbimit Publik në NjA.11, ka punuar për një kohë të shkurtër si inxhinier për oponencë teknike në sistemin e ngrohje – ftohjes pranë Institutit të Ndërtimit dhe në vitin 2022 u emërua Administrator i Njësisë Administrative Nr.11. Në këtë detyrë si dhe në detyrat e mëparshme ka shfaqur aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim në grup, aktiv në krijimin e marrëdhënieve në masën e përshtatshme në një ambient pune . Përgjegjësi dhe aftësi për të punuar i pavarur, gjithashtu dhe në ekip, me inisiativë dhe rendiment të kënaqshëm në punë, i hapur për të mësuar dhe pritur ide të reja, i motivuar dhe këmbëngulës për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të NjA.11.