Ergesta Ninga,
Që prej 31.07.2015 është administratore e Njësisë Administrative Nr.3, Bashkia Tiranë. Ka lindur në Tiranë më 13.06.1979. Pasi përfundimit të shkollës së mesme të përgjithshme “Eqerem Çabej”, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u diplomua në degën Bio-Kimi. Me pas ndoqi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Juridike, dega Administrim Publik. Aktualisht vazhdon studimet master në degën "E drejtë Publike Ndërkombëtare". Ne periudhen Tetor 2019-Tetor 2020 ndjek studimet Master Profesional dhe diplomohet ne degen Politika Publike prane universitetit te Durresit UAMD.
Nga Marsi i vitit 2008 deri në vitin 2012 punoi si mësuese në lëndën Bio-Kimi në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë. Nga Janari 2014-Korrik të vitit 2015, ka punuar drejtoreshë në kopshtin Nr. 51, në Tiranë.
Përgjatë këtyre viteve ka marrë pjesë në trajnimet me tematika: “Zhvillimi i aftësive psiko-sociale”, “Menaxhimi i institucioneve dhe krizave në Arsimin Parauniversitar”, “Trajnim për shërbimin e kujdestarisë”.