Blerina Farm

Text size
Në fshatin Domje gjëndet “Blerina Farm”. Një fermë familjare e konceptuar mbi parimin nga “Ferma në Tavolinë” duke vënë theksin mbi natyrën e të ushqyerit shendetshëm. Qëllimi i fermës është afrimi i vizitorëve me natyrën, si dhe me ushqimin natyral, të shëndetshëm, njohja me prodhime autoktone, të stinës, e gjitha kjo duke sjell në vemëndje gjithë elementet e një fshati shqiptar, si: mbjelljet, gjëja e gjallë dhe përpunimi artizanal. E veçanta e fermës është hapësira e dedikuar për fëmijët, me aktivitete që i afrojnë ata me natyrën dhe nxisin kreativitetin. Në fermë do të gjeni dhe mundësi akomodimi, në një godinë me stil akitekturë autentike shqiptare ndërthurur me elementë inovativ modern. Kashar
+355 683333155