Bokërimat e Mnerit

Text size
Ndodhen në afërsi të fshatit Mner, 400 m mbi nivelin e detit. Ato përbëjnë një peizazh të shkretuar në të cilin mungon tërësisht mbulesa bimore dhe e tokave. Në sipërfaqe ka dalë shkëmbi rrënjësor, i cili është shterpë, steril. Ky është rezultat i erozionit intensiv në shpatet me përbërje flishore.
Erozioni kaq intensiv shkaktohet nga përbërja argjilore, pjerrësitë e shpateve, reshjet e shumta e intensive, por sidomos lidhet me ndërhyrjen pa kriter të njeriut në bimësinë natyrore dhe tokat.