Bunk’ Art 1

Bunk’Art 1, i freskuar me një dizajn të ri, u shndërrua në një ekspozitë historike – kulturore të përhershme dhe do të përditësohet vazhdimisht e do të sjellë risi nga më të ndryshmet në lidhje me jetën shqiptare gjatë kohës së komunizmit. U hap për publikun në prill të vitit 2016 në formë të përhershme.
Në qershor të vitit 1978 u përurua nga diktatori Enver Hoxha bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria e atëhershme komuniste. Ai është një pallat 5 kate nëntokë, me 106 dhoma dhe një sallë kuvendi, tashmë i shndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “Bunk’Art”.
“Bunk’Art”1 përmban: Ekspozitën historike, ekspozitën muzeale dhe instalacionet artistike. Në ekspozitën historike pasqyrohet: 1)Periudha e zbarkimit të Italisë në Shqipëri, rezistenca e popullit shqiptar dhe kapitullimi i Italisë. (shkurt 1939- shtator 1943), 2) Diplomacia gjatë Luftës (1941-1945), 3)Pushtimi gjerman dhe rezistenca shqiptare, lufta për pushtet dhe çlirimi i Shqipërisë (shtator 1943 - nëntor 1944), 4) Paslufta: Shpresa dhe Zhgënjime (1945 – 1947), 5)Shqipëria e kuqe 1945-1990.
Në ekspozitën muzeale ndodhen: 1)Dhoma e Enver Hoxhës, 2) Dhoma e Mehmet Shehut, 3)Muzeu i Ndërlidhjes Ushtarake, 4) Muzeu i Batalionit Mbështetës, 5)Dhoma e Oficerit, 6)Dhoma e Shefit të Shtabit, 7) Muzeu i Telekomunikacionit.
Tashmë “Bunk’Art” 1 është kthyer në një pikë turistike unikale në rajon që tregon jetën e shqiptarëve gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste.
Bunk'Art 1 është i hapur: E mërkurë - E diel, ora 09:30 - 16:00
Rruga Fadil Deliu
067 207 2905