COD

COD është Qendra për Hapje dhe Dialog e ngritur në ambientet e brendshme të selisë së Kryeministrisë me qëllim të përçojë mesazhin e hapjes, transparencës dhe transformimit, duke i dhënë qytetarëve, studiuesve apo të interesuarve, akses të plotë në çdo vendim, dokument apo material që lidhet me vendimet dhe politikat e qeverisë, por jo vetëm.
I përbërë nga tri hapësira, – biblioteka, ku gjenden hapësirat për studim; salla digjitale, ku shfaqen projeksionet e prezantimet; dhe salla e ekspozitave “Tako Artistin”.
Secila prej këtyre hapësirave funksionon në bazë të një kalendari të integruar, i cili përmban ekspozita tematike dhe të artistëve individualë, gjithnjë të organizuara në bazë të thirrjeve të hapura, që kanë si temë interesin publik.
Oraret e hapjes për publikun: Nga e hëna në të dielë ora 09:30 - 14:00 dhe 17:30 - 20:30.
Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”