Dinasty Hotel

Hidh hapat në një botë të rehatshme dhe komode dhe përjeto eksperiencën e përsosur të mikpritjes shqiptare në Dinasty Hotel, luksin e një hoteli, liderin e biznesit të hotelerisë në Shqiperi. Në Dinasty Hotel ju do të gjeni të kombinuar në mënyre të përsosur bukurinë klasike, pafundesinë e artit Europian të Rilindjes dhe të komoditetit. Staf i kualifikuar që në çdo moment bën që dëshirat tuaja të realizohen. Menu cilësore, dhoma relaksuese dhe ambjente të tjera si taverna apo dhoma e konferencave janë të disponueshme për të bërë që koha juaj në Dinasty Hotel të jetë një kënaqësi e veçantë . Gjithçka është ndërtuar për të krijuar një ambjent ideal, të qetë dhe zbavitës.
Strategjikisht i vendosur në zemër të qytetit në zonat kryesore:
Qetësi - 5 minuta me këmbë nga Parku Kombëtar, duke shijuar ajrin e pastër dhe natyrën e gjelbërt më të bukur të Tiranës.
Blerje dhe Zbavitje - 7 minuta me këmbe nga “Zona e Bllokut ” duke shijuar zonën më gjallëruese dhe më të vlerësuar të Tiranës.
Qendra Tregtare “TEG” - 10 Minuta me makinë.
Rr." e Kosovareve ", Nr. 31, H.1, Kodi Postar 1019, Tirane, Albania Tirana
355 4 22 58 132
069 20 944 63 / 069 20 944 67