Duff Sports Bar

Vendi ku të gjithë të apasionuarit e sportit amerikan do të gjejnë një ambient mëse mikpritës. Duff është një bar/pub që ofron ashtu si vetë emri birrën amerikane (ose jo… për tu zbuluar misteri i birrës së Homer Simpson) si dhe mjedisin e përshtatshëm për të shijuar me miqtë ndeshjet live të kampionateve të basketbollit, bejzbollit, futbollit amerikan dhe hokej (NFL, NBA, MLB, NHL).Duff ju propozon të kombinoni ndeshjet me gatimet tipike anglo-saksone si chicken wings-et në mënyrë që të përjetoni eksperiencën më mbresëlënëse në një bar sportiv.
Ndër të tjera birrës amerikane i shtohen edhe simotrat Guinness, Chimay, Peroni Gran Reserva, Franziskaner, Shchneider, Stella Artois, Leffe… apo një Kaiserdom në kriko ose Becks. Cfarëdo të zgjidhni mos harroni që Duff ju ofron edhe tarracën për të shijuar pijen tuaj!
Rruga Brigada VIII
069 927 7086