ETC Galeria

GALERIA ETC e hapur në vitin 2006 është e para dhe e vetmja qendër tregtare me galeri në Shqipëri.Ajo ndodhet në zemër të Tiranës, në European Trade Center, një nga ndërtesat më të bukura të qytetit. Brenda arkitekturës moderne të saj është një kombinim i qendrës tregtare dhe biznesit si dhe apartamenteve rezidenciale. Me markat e saj ekskluzive dhe një fokus të veçantë në kalimin e kohës familjare, GALERIA ETC ka krijuar një kat të tërë kushtuar fëmijëve.
GALERIA ETC është pjesë e CONCORD INVETMENT GROUP, një nga grupet më të mëdha të investimeve në Shqipëri, me një portofol të larmishëm kompanish dhe shërbimesh.
Nr i dyqaneve: +50
Librari, Shesh lojërash, Modë (Fëmijë, Gra dhe Burra), Shtëpi, Bukuri, Bankë, Shkëmbim, Supermarket.
Oraret e operimit:
E hënë – e premte: 09:00 – 21:00
E shtunë – e Diel : 10:00 – 19:00
Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë
+355 69 209 3009