Fshati Fag

Text size
Fshati Fag shtrihet në faqen e malit me të njëjtin emër, në anën lindore të rrjedhës së lumit Erzen, në lartësinë 650-750 m, mbi nivelin e detit. Mali Fag ka një lartësi maksimale 1443m, nga ku shpaloset një pamje madhështore ku nga e majta e vargmalit të Dajtit duket vija bregdetare.
Emri i Fshatit është shumë i vjetër, ai rrjedh nga emri latin, “Fagus ose Faxhios” emër i një druri lisi ose bredhi ose Fagus silvatika, dru ahu, që rritej shumë i lartë aty, dhe që përdorej për ndërtimin e anijeve.