Galeria e Artit Bashkëkohor Tirana- GOCAT

Text size
GOCAT, me inicialet e emrit (Gallery Of Contemporary Art Tirana) është e vendosur në mjediset e Piramidës. Kjo galeri është e hapur dhe e orientuar drejt botës së artit kombëtar dhe ndërkombëtar, me salla ekspozimi që janë pa kosto për artistët dhe gjithashtu pa pagesë për vizitorët. Ajo krijon një mundësi të jashtëzakonshme për artistët dhe publikun vendas dhe të huaj.Misioni i saj është promovimi i artit bashkëkohor, si dhe edukimi veçanërisht i të rinjve dhe afrimi i tyre me artin. Audienca është e ftuar të njihet me idetë, tendencat, mediumet dhe format artistike të ditëve të sotme. Galeria mirëpret vizitorë dhe turistë që duan të vizitojnë hapësira arti në kryeqytet.
Orari: Nga e martë në të diel
10:00-14:00 - 17:00-20:30
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Piramida e Tiranës.