Galeria e Postës Shqiptare

Text size
Kjo galeri u hap më 5 nëntor 2021 dhe është vendosur në katin e parë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës. Galeria e Postës Shqiptare pasqyron historinë e pullës postare shqiptare që nga emetimi i parë i saj, më 5 maj 1913.Ambientet e ekspozimit ndahen në tri periudha: Periudha e parë nga viti 1913 – 1944, periudha e dytë nga 1945 – 1990, periudha e tretë nga 1991 – deri në ditët e sotme.

Gjithashtu në ambientet e galerisë janë pasqyruar objekte postare të përdorura ndër vite, që nga krijimi i Ministrisë së Post Telegraf Telefonave më 4 dhjetor 1912.
Ndërsa në dhomën e videos publiku mund të shikojë dokumentarin dedikuar historisë së pullës shqiptare, që ndërthuret bukur me historinë e shtetit shqiptar që nga pavarësia e tij më 28 nëntor 1912.
Orari: Çdo ditë: 09:00 – 15:00 nga e hëna në të premte; e shtunë & e diel – pushim.
Rruga “Reshit Çollaku” Nr.4, Tiranë
+355 682044727; +355 682044707