Galeria Kombëtare e Arteve
Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë.
Ndërtesa e Galerisë Kombëtare të Arteve e cila ndodhet sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u inaugurua më 29 nëntor 1974. Ajo u projektua në bazë të një programi të plotë për një galeri të mirëfilltë arti me funksionin e ekspozimit, restaurimit dhe studimit të fondit si dhe funksionin kulturor të organizimit të konferencave, leksioneve, kombëtare e ndërkombëtare.
Galeria Kombëtare e Arteve përmban një koleksion të larmishëm, i cili përfshin rreth 4500 punime të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Veprat datojnë prej viteve ‘800, periudhë kjo e cila shënon plejadën e parë të artistëve shqiptarë të shkollës së akademisë italiane të artit.
E organizuar në salla të mëdha, ndërtesa dykatëshe mban formën T, ku në katin e parë gjendet biblioteka e galerisë, bashkë me dy sallat e ekspozitave.
Ajo funksionon në dy drejtime kryesore: në atë të linjës së përhershme ekspozuese dhe në çeljen e ekspozitave të përkohshme të artisteve shqiptarë e të huaj.
Për sezonin e dimrit: Orari: E mërkurë – E dielë 10:00 – 18:00 (E hënë, e martë- pushim)
Për sezonin e verës: Çdo ditë nga e hëna – dielë (10:00 – 18:00)
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
+355 4 222 60 33