Galeria Kombëtare e Arteve

Text size
Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë.Vizionet e reja rreth zhvillimit dhe ekspozimit të arteve figurative si dhe blerjet rritën numrin e veprave të artit dhe sollën kërkesën për një ndërtesë më funksionale, e cila u inaugurua më 29 nëntor 1974, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërtesë, ku ndodhet edhe sot. Ndërtesa u projektua në bazë të një programi të plotë për një galeri të mirëfilltë arti me funksionin e ekspozimit, restaurimit dhe studimit të fondit si dhe funksionin kulturor të organizimit të konferencave, leksioneve, kombëtare e ndërkombëtare.
Galeria kombëtare e Arteve përmban një koleksion të larmishëm, i cili përfshin rreth 4500 punime të artistëve shqiptarë dhe të huaj.
Ajo funksionon në dy drejtime kryesore: në atë të linjës së përhershme ekspozuese dhe në çeljen e ekspozitave të përkohshme të artisteve shqiptarë e të huaj.
GKA funksionon si institucioni më i rëndësishëm dhe i vetëm kombëtar i ekspozimit, konservimit, studimit, restaurimit, edukimit, botimit, dokumentimit dhe arkivimit të veprave të artit në Shqipëri.
Galeria është e hapur nga: e E hëna në të dielë , ora 09:00 - 19:00.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
+355 4 222 60 33