Gryka e Murdharit
Text size
Kjo grykë ndodhet në verilindje të Krrabës dhe është formuar nga përroi me të njëjtin emër, degë e majtë e lumit Erzen.
Gryka e Murdarit ka gjatësi rreth 1 km, thellësi rreth 100m dhe gjerësi rreth 30 m duke marrë trajtën e një kanioni mjaft interesant. Ajo ka shpate të thepisura gati vertikale me guva e shpella karstike të vogla, pak të veshura me bimësi, duke dhuruar pamje fantastike për adhuruesit e natyrës.
Kjo grykë përbën një ekosistem interesant karstik. Tek ky monument i natyrës shkohet duke ndjekur rrugën Tiranë- Mushqeta- Krrabë (qytezë).