Gryka e Skoranës

Text size
Ndodhet në rrjedhën e mesme të lumit Erzen pranë Shpellës së Zezë dhe fshatit Pëllumbas. Ajo është një kanion i formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër në shkëmbinjtë gëlqerorë.
Gryka e Skoranës është e gjatë rreth 1 km, e thellë mbi 120 m dhe e gjerë rreth 20 m.Shpatet janë të thepisura dhe të veshura me bimësi shkurresh. Kjo grykë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Në shpatin e majtë të saj, disa dhjetëra metra poshtë Shpellës së Zezë, del një burim i madh karstik.
Gryka e Skoranës mund të vizitohet duke ndjekur për rreth 27 km rrugën automobilistike Tiranë - Ibë- Pëllumbas.
Bërzhitë