Harabel Contemporary Art Platform

Harabel është një Platformë për Artin Bashkëkohor, e cila është e përqendruar në promovimin e artit publik dhe krijimin e një arkivi të hapur të portofoleve të artistëve në Shqipëri. Lindur nga nevoja për ta bërë artin bashkëkohor një pasuri të përbashkët, të lirë dhe të ndjekur nga shumëkush, Harabel është hapur në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut, pikërisht në zemër të Tiranës, zonë e cila ka qenë e padepërtueshme për qytetarët gjatë periudhës së komunizmit, kurse sot është vendi më rinor dhe me më shumë gjallëri në kryeqytet. Harabel synon të jetë një ndërmjetësues nxitës për ndërhyrje urbane dhe reflektime, duke ofruar një hapësirë ndërdisiplinore për eksperimentim dhe kërkim. Platforma synon bashkëpunimin e qëndrueshëm me artistë bashkëkohorë, si edhe me hulumtues, kuratorë, arkitektë, sociologë, publicistë, shkencëtarë dhe specialistë të fushave të tjera, me qëllim ndikimin në qytet, në drejtime të ndryshme sociale dhe edukative.
Harabel është krijuar nga Ajola Xoxa, në rolin e promovueses së kulturës dhe Driant Zenelit, artist pamor.
Rruga Brigada VIII (nr.19), kati 10, Apartamenti 31 (Ish Blloku), Tiranë, Albania
+355676645757