Instalacioni “Reja” nga Sou Fujimoto

Një nga veprat më të njohura të instalacionit të artit publik “Reja” (Cloud), ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, është instaluar përpara Galerisë së Arteve në Tiranë.
Kjo vepër e mirënjohur është e vizitueshme nga publiku kryeqytetas dhe nga vizitorët e huaj, e ndërthurur me një kalendar aktivitetesh të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
“Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra. “Reja” funksionon si hapësirë e pavarur, me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh, të ndërtuar në bashkëpunim më partnerë kulturorë lokal, individë, institucione edukimi, komunitete, etj. Pavijoni është menduar si një hapësirë e lirë sociale dhe rrjedhimisht Fujimoto e ka përshkruar si një terren transparent, një strukturë delikate, tre-dimensionale dhe çdo njësi është e përbërë nga shufra çeliku.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit