Ish Hotel Dajti
Text size
Ky hotel u projektua nga arkitekti italian G. Bosio në vitet 1039-40. Në prill të vitit 1942, kur u hap hoteli, Bosio nuk jetonte më. Pas Luftës së Dytë Botërore ndërtesa është përdorur për një kohë të shkurtër si seli e qeverisë komuniste të asaj kohe.Ai është konsideruar për një kohë të gjatë si hoteli më i mirë në Shqipëri dhe ka qenë hoteli i vetëm ku vendoseshin të gjithë huajt që vinin në Tiranë.
Edhe pas rënies së sistemit komunist, hoteli qëndroi në pronësi të shtetit.
Në vitin 2002, ai pushoi së funksionuari si hotel. Në të njëjtin vit, hotel Dajtit iu dha statusi "Monument Kulture".
Bulevardi Dëshmorët e Kombit