Kalaja e Pëllumbasit
Text size
Rrënojat e kjësaj kalaje ndodhen në majën e malit të Pëllumbasit 834 m mbi nivelin e detit. Nga perëndimi ngrihet një kreshtë shkëmbore, ndërsa në lindje terreni është i mbushur me maja të mprehta dhe shkurre të dendura .Nga Kalaja e Pëllumbasit mund të shihet kalaja e Skuterrës, Ballës, Gracenit, Sharra e Qytetit, Kalaja e Vilës (Persqop), Shkëmbi i Qytezës, dhe Qyteza e Kunorës.Muret rrethojnë një sipërfaqe të sheshtë poligonale mes të cilave ka disa shkëmbinj të ulët. Në anën perëndimore, muret mbyllin vetëm shtigjet e ngushta midis shkëmbinjve, ndërkohë në anën tjetër të murit ndodhen dy kulla të vendosura pranë shtigjeve veriore dhe jugore .Nga vëzhgimet arkeologjike u gjenden fragmente të pllakave dhe mbetje të sendeve të gatimit, të datuar në gjysmën e parë të shekullit VI dhe mendohet të jetë pjesë e përforcimeve të ndërmarra nga Perandori Justinian.