Kalaja e Shëngjinit

Pranë vijës kufitare midis dy fshatrave Fag dhe Shëngjin, në majën ( 800 m lartësi), ndodhen rrënojat e një kalaje shumë të vjetër.Kalaja njihet me disa emra: e Koslushit, e Skënderbeut, e Shëngjinit, e Fagut. Sipas ekspeditave arkeologjike të ndërmarra në vitin 1965, ajo daton rreth shekullit V, ndërtuar në kohën e dyndjeve barbare dhe mendohet që është përdorur dhe riparuar gjatë shekujve nga sundimtarë të ndryshëm edhe nga Skënderbeu.Pllaja ku është ngritur kalaja, zë një territor 200 x 60 m. Ajo ka mure të trasha 1.65 m, me gurë të terrenit të ngjitur me llac-gëlqere e mbushje që rrethon njërën anë të territorit, kurse anët e tjera kanë pjerrësi të pakalueshme që bien në lumin Erzen.Në kala shkohet duke u ngjitur nga fshati Shëngjin por rruga është e pahapur nga shkurret dhe shumë e përpjetë dhe zgjat 60-90 minuta.