Kalaja e Skrepit (Shëngjergj)

Text size
Kjo kala ndodhet në fshatin Shën Gjergj, në hyrje të Malësisë së Tiranës. Ajo është ndërtuar në një pllajë të vogël pranë fillimeve të lumit Erzen.Kalaja e Shën Gjergjit ka formë katërkëndëshe, me përmasa 100m x 40m. Në brendësi të mureve ka gjurmë banesash që i takojnë shek. IV-VI erës sonë. Kjo kala kontrollonte degëzimin rrugor që kalonte nga Qafa e Priskës ose e Tujanit për në Shëngjegj, e cila të nxirrte në drejtim të Elbasanit, Matit dhe më tej lidhej me Dibrën.